Zemaj nënshkruan tre udhërrëfyes klinik për trajtimin e disa sëmundjeve

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton se sot ka nënshkruar tre udhërrëfyes klinik, të hartuar nga grupet profesionale dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike.

“Udhërrëfyesit e nënshkruar janë: Trajtimi i sëmundjes iskemike trunore; Kujdesi dhe trajnimi i personave të diagnostikuar me Hepatit C; dhe Menaxhimi farmakologjik i sëmundjes së sheqerit tip 2 tek të rriturit”, njofton Zemaj në Facebook dhe përmes kumtesës zyrtare për media nga MSH-ja.

Aty theksohet se udhërrëfyesi i parë ndihmon profesionistët që të kenë qasje më të lehtë në trajtimin e sëmundjes iskemike trunore, por edhe tregon hapat e trajtimit të bazuar shkencor; i dyti do të ndihmoj profesionistët shëndetësor, që kujdesi dhe trajtimi i të infektuarve me Virusin e Hepatitit C të jetë profesional, derisa udhërrëfyesi i tretë ka për qëllim që të gjithë mjekët që merren me të sëmurët me sëmundjen e sheqerit tip 2 në Kosovë për të rritur, t’ju ndihmojë në vendimet e përditshme klinike.

“Ministria e Shëndetësisë deri tani ka aprovuar 17 udhërrëfyes klinik, 9 prej të cilëve gjatë mandatit të ministrit Zemaj. Dy udhërrëfyes të tjerë të planifikuar për sivjet janë në fazën finale dhe të njëjtit pritet të aprovohen e nënshkruhen së shpejti”, njofton Zemaj.

Të ngjashme