Zemaj nga kujdesi Intensiv: Të jemi të kujdesshëm, mos ta bëjmë më të vështirë punën e mjekëve

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 13:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Mjekimin Qendror Intensiv në QKUK. Nga aty, Zemaj u njoh për së afërmi me kapacitetet që i ofron kjo Klinikë në luftimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Zemaj tha mjekimi intensiv është alternativa kryesore e trajtimit të këtyre rasteve.

“Mjekimi Intensiv Qendror është alternativa kryesore e trajtimit të rasteve të rënda klinike dhe erdha t’i falënderoj për punën”.

“Kjo punë tregon se në kapacitetet tona që ta luftojmë pandeminë dhe përmes saj ta përcjellim mesazhin dhe që të jemi të kujdesshëm e që mos të ketë nevojë për trajtim në mënyrë që edhe t’i rëndojmë mjekët tanë”.

Ai shtoi se shumë pacientë të shëruar shumë shpejt do tu kthehen familjeve, raporton EO.

“Inkurajuese ishte puna e tyre ku disa pacientë që kanë qenë shumë rëndë janë duke u përcjell dhe shumë shpejtë do t’iu kthehen familjarëve të tyre”, tha Zemaj teksa shtoi se do të vazhdojë përkrahja e ministrisë së Shëndetësisë.

Zemaj tha se mbikëqyrja e këtyre laboratorëve është detyrë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa theksoi se MSh-ja po i licenson vetëm ata laboratorë që po i përmbushin kriteret.

“Ne i kemi licensuar më shumë se 120 laboratorë. Jemi në proces të licencimit edhe të tjerëve dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi për licencim të gjithë ata që i përmbushin kriteret do t’i licencojnë. Është kompetencë e organeve tjera që t’i mbikëqyrin, qoftë Agjitacionin Kosovar të Konkurrencës, qoftë Administrata Tatimore e Kosovës, por ne e bëjmë punën tone profesionale”.

Të ngjashme