Zemaj përgëzon për punën dhe premton mbështetje për Qendrën “Shtëpia e Sigurt”

Pejë | 15 Tet 2020 | 12:41 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar  Qendrën për Mirëqenien e Gruas – Shtëpia e Sigurt në Pejë, ku ka përgëzuar  për punën që bënë kjo shoqatë, duke u përmetuar edhe mbështeje. raporton Ekononia Online.

Zemaj ka thënë në këtë kohë fokusi i tij është ruajtja e shëndetit .

“Situata pandemika na ka qit në një situatë tjetër. Dëshiroj që ketë muaj ta kalojmë ndryshe duke parë problemet që kanë nënat e motrat tona. Interesimi im është ruajtja e shëndetit në këtë kohë. Nuk mund ta anashkalojmë njëri tjetrin dhe s’duhet lënë anash asnjë  kategori”.

“Besoj që do tu ua lehtësojmë punën në rastet që ju i trajtoni. Ku përgëzoj për punën që bëni për rastet që kanë nevojë për mbrojtje. E kemi obligim të përballemi me këto situata.”Të mirat materiale që gëzon ministria do të përkujdesemi që t’ua plotësojmë nevojat që i keni për pajisje”, tha Zemaj.

Drejtoresha e kësaj qendre ka kërkuar zgjatje të kontratave të tyre që ta vazhdojmë punën me strehimin e grave.

 “Ne mundohemi me ofruar kushte shtëpie që gratë dhe shtëpitë të vazhdojnë jetën. Ne kemi 16-18 shtretër por, ka më shumë kërkesa që të banojnë këtu. Një grua viktimë këtu qëndron 6-8 muaj por ka raste që qëndrojnë për tu trajtuar në qendrën tonë edhe më gjatë. Këtu ka të strehuar të komunave dhe të gjinive e të moshave të ndryshme”, tha ajo.

Të ngjashme