Zemaj takohet me specialistë të fushave të shëndetësisë, iu premton zgjidhje për papunësinë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se është takuar me specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë.

Zemaj në Facebook ka shkruar se nga specialistët e fushave të shëndetësisë ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Ministri tha se një numër i konsiderueshëm i tyre janë që një kohë të gjatë të papunë.

Ai ka premtuar se ky problem do të trajtohet me prioritet.

“Takova një grup të specialistëve të fushave të ndryshme të shëndetësisë, dhe i dëgjova kërkesat e tyre. Numer i konsiderushëm i të të cilëve që një kohë të gjatë janë të pa punë. Ky problem do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme