Zëvendësi i Gjuriqit: Nuk e pranojmë pavarësinë e Kosovës nën kërcënime

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Dushan Kozaerv, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia mund të dërgojë përsëri në një konflikt.

Dushan Kozarev ka thënë se pavarësisht deklarimeve të tilla ‘kërcënuese’, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia dëshiron paqe, por që asnjëherë nuk do të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës nën ‘kërcënime’ të tilla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme