Zëvendëskancelari austriak në Beograd: Është realitet, Austria e ka njohur Kosovën

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 14:04 | Nga

I shumëpërfoluri dy ditët e fundit, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Kristian Strache, është duke qëndruar në Serbi për një vizitë zyrtare.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ai në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se problemi qëndron në atë që nuk është gjetur një zgjidhje afatgjate, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Për Kosovën nuk është siguruar një zgjidhje afatgjatë. Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për kompromis dhe se asgjë nuk mund të bëhet njëanshëm”.

“Realiteti është se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Por për serbët është realiteti tjetër, pasi ata Kosovën e shohin si pjesë të tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme