Analisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se para se të flasin për pozita, partitë politike duhet të flasin për tema konkrete.
Kajtazi tha se opozita kusht kryesor duhet ta ketë pranimin e gazit amerikan.
“Thirrjet janë të vazhdueshme nga Administrata e presidentit Trump që Kosova të bëhet pjesë e këtij projekti, ndërkohë refuzimi është po kaq i madh sa edhe vet thirrjet. Tani, partitë politike si LDK-ja, PDK-ja apo Aleanca që kanë një orientim tjetër, që shtyjnë përpara bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të jenë pjesë e një qeverie nëse ajo vendos me i thënë jo gazit amerikan”, tha Kajtazi në Klan Kosova.
Sipas tij, vetëm në rastet kur Vetëvendosje ka qenë faktore për të vendosur për qeveri kemi pasur bllokada.