LDK telefonon komisionerët u kërkon mbështetje për të dielën

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

LDK ka shkelur rregulloret e zgjedhjeve, duke tentuar të komprometoj komisionerët.

Një nga komisionerët që është telefonuar ka arritur të siguroj një audioincizim, ku dëgjohet anëtarja e shtabit të LDK, por që paraqitet si anonime dhe nuk tregon emrin e saj. Aty tregon se nga i kanë marrë nunrat dhe me cilat arsye po i përdorin.

“Ata kanë marrë listat e Komisionerëve të subjekteve politike, dhe po iu kërkojnë mbështetje duke tentuar kështu që mbase ta ndryshojnë jashtëligjshëm vullnetin qytetar”, tha komisioneri për EO.

Komisioneri i cili ka kontaktuar me Ekonomia Online ka thënë se gjithashtu nesër do ta denoncojnë këtë rast në Policinë e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar, se këto janë përpjekje dëshpëruese të LDK-së që po e kupton çdo ditë e më shumë se fitoren e kanë të pamundur. Dhe këto veprime jo etike po dëshmojnë frustrimin e saj.

AUDIOINCIZIMI

Të ngjashme