Mërgim Lushtaku jep detaje rreth incidentit në Kllodernicë të Skenderajt

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, nëpërmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka dhënë versionin e tij rreth incidentit që ka ndodhur sot, afër qendrës së votimit në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Sipas tij, përkrahës të kryetarit aktual, Bekim Jashari, e kanë sulmuar një qytetar që nuk është bindur të votojë Vetëvendosjen për asamble dhe Bekimin për kryetar.

Lushtaku thotë se e ka lajmëruar policinë dhe ka shkuar edhe vetë në këtë qendër të votimit. “Të njëjtit erdhën dhe ngritën zërin para meje. Unë ju tregova se askush nuk mund të detyroj dikë për të votuar X kandidatin, sepse lufta është bërë që qytetarët të vendosin për të drejtën e tyre pa presion. Fatbardhësisht me ardhjen e patrullës së policisë, pasi i përshëndeta dhe i falënderova për ardhjen, kërkova nga ta që të qëndrojnë afër kësaj qendre të votimit për të mbajtur rend dhe ligj”.

POSTIMI I PLOTË:

Bekim Jashari në panik!

Qytetarë të nderuar,

Duke parë shpifjet e ulëta të Bekim Jasharit, detyrohem t’i përgjigjem!

Të gjithë në Skenderaj më njohin dhe e dinë shumë mirë se mua nuk më përkon me karakterin tim, kërcënimi apo presioni.

Por, po shihet se sipas të gjitha informatave që kemi në terren, Bekimi dhe ekipi e tij është në panik nga humbja e thellë. Pasi që unë dëgjova për rastin e sulmit ndaj një qytetari në Kllodernicë, menjëherë e lajmërova policinë. Më lajmëruan se janë të informuar për rastin dhe se janë nisur për në vend të ngjarjes. Unë mbërrita para patrullës së policisë, ku të njëjtit persona që kishin sulmuar qytetarin që nuk është bindur të votojë Vetëvendosjen për asamble dhe Bekimin për kryetar, erdhën dhe ngritën zërin para meje.

Unë ju tregova se askush nuk mund të detyroj dikë për të votuar X kandidatin, sepse lufta është bërë që qytetarët të vendosin për të drejtën e tyre pa presion. Fatbardhësisht me ardhjen e patrullës së policisë, pasi i përshëndeta dhe i falënderova për ardhjen, kërkova nga ta që të qëndrojnë afër kësaj qendre të votimit për të mbajtur rend dhe ligj!

Pa panik!

Me dinjitet votoni për ata që ju unifikojnë!

Të ngjashme