Numërohen mbi 60% e votave në Drenas – prin Lladrovci me 46,08%

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Kur janë numërua rreth 60 për qind të votave në Komunën e Drenasit, ende nuk dihet fituesi.

Edhe pse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci po prin me vota në këtë komunë, rezultati përfundimtar mund të çojë në balotazh.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:

Ramiz Lladrovci (PDK ) – 46,08%

Driton Ajazi (DD) – 31,90%

Fejzi Kiqina (LVV) – 15,93%

Xhavit Drenori (GDP) – 3,54%

Arta Ahmeti – Xhylani (AAK) – 1,72%

Anduena Gllareva (LDK) – 0,84%

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.

Të ngjashme