Nga përditësimi i fundit i rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë vazhdon të prijë Arben Vitia, ndërsa gara po shkon drejt balotazhit. Pas tij është Përparim Rama i LDK-së, që momentalisht ka 29.18 për qind të votave.
Uran Ismaili i PDK-së ka arritur 20.90 për qindëshin, duke u renditur i treti në garë.
Numri i fletëvotimeve të vlefshme deri tash është 32.556.