Ruzhdi Shehu i uron suksese boksierit Robin Krasniqit: Juniku do të mbetet vatër e sportistëve

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu, duke i dëshiruar suksese bokserit Robin Krasniqi, tha se kjo komunë është dhe do të mbetet vatër e sportistëve me përmasa botërore,

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Të shtunën me datë 9 tetor, do të zhvillohet ndeshja ndërmjet bokserit tonë junikas Robin Krasniqi i cili do të mbroj titullin e kampionit të botës ndaj kundërshtarit Dominic Bösel.

Ne i dëshirojmë shumë fat kampionit tonë Robin Krasniqi. Junikasit dhe të gjithë shqiptarët në botë janë në këndin tënd të ringut. Juniku është krenar që të ka.

Juniku ka qenë, është dhe do të mbetet vatër e sportistëve me përmasa botërore. Robin Krasniqi, Luan Krasniqi dhe shumë sportistë të tjerë junikas, na bëjnë krenar çdo ditë më shumë.

 MeRobinKrasniqin, 9tetor2021

Të ngjashme