Tahiri takon qytetarët në shesh: Po mirëpritem nga secili qytetar pa dallim partie

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës gjatë ditës së sotme ka takuar shumë qytetarë në sheshin “Adem Jashari”.

Tahiri ka thënë se sot ka takuar shumë mërgimtarë të cilët kanë ardhë në mbështetje të qytetit që e duam.

“Me program dinjitoz e projekte që i meritojnë qytetarët e Vushtrrisë po mirpritemi nga secili qytetar pa dallim partie”ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Mbështetje e jashtëzakonshme nga qytetarët sot në shesh.

Takova shumë mërgimtarë të cilët kanë ardhë në mbështetje të qytetit që e duam❤️❤️❤️

Me program dinjitoz e projekte që i meritojnë qytetarët e Vushtrrisë po mirpritemi nga secili qytetar pa dallim partie.

Vushtrria për të gjithë
Fitore✌️

Të ngjashme