Tahirit të LDK-së i bashkohet Abdullah Vojvoda nga Nisma

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 22:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e Inspeksionit Agron Perquku kanë vizituar banorët e lagjes pranë shkollës “Ali Kelmendi”.

Kandidatit Tahiri iu bashkua Abdullah Vojvoda ish-kandidat për kryetar të Vushtrrisë nga Nisma.

Postimi i plotë:

Me Drejtorin e Inspeksionit Agron Perquku takuam banorët e lagjes pranë Shkollës “Ali Kelmendi”. Me ne sot u bashkua edhe Dr. Abdullah Vojvoda ish kandidat për Kryetar të Vushtrrisë nga NISMA. Të gjithë bashkë, qytetarë e veteranë të LDK-së vazhdojmë rrugëtimin e ndryshimit në qytetin që e duam.

Të ngjashme