VV-ja e kalon me rezultat PDK-në në Viti

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Viti i pari me vota po prin Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 41.94% të votave, ose 2.977 vota.

I dyti në renditje me vota Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje me 33.53% të votave, ose 2.380.

Teksa i treti në renditje është Bekim Azizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 24.53% të votave, ose 1.741 vota gjithsej.

[20:22]  Rezultatet e para nga Vitia

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.

Deri në orën 19:57, sipas të dhënave të KQZ-së, në Viti i pari me vota po prin Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 40.75% të votave, ose 1.257 vota.

I dyti në renditje me vota është Bekim Azizi i Partisë Demokratike të Kosovës me 30.63% të votave.

Teksa i treti renditet Arsim Ademi i Lëvizjes Vetëvendosje me 28.62% të votave, ose 883.

Të ngjashme