Zgjerimi i shumicës parlamentare, me dy anë të medaljes

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 14:45 | Nga

Pas paralajmërimeve për riformatim të qeverisë,menjehere pas festës së 1 Majit, analisti politik Hasan Jashari thotë se pjesë e ekzekutivit mund të jenë dy krahët e Lëvizjes Besa edhe përkundër përçarjes që kanë. Jashari opinionin e tij e arsyeton me faktin që deputetët e Besës kanë përkrahur LSDM-në në të gjitha proceset madje kjo qeveri në shumë raste ka mbijetuar me votat e Besës në miratimin e ligjeve.

“Shumica parlamentare është tepër e hollë numerikisht dhe shpesh mbijeton me votat e Besës, të dy krahëve të Besës edhe andaj është e logjikshme që ato duhet të jenë pjesë përbërëse e qeverisë. Ata prej fillimit e kanë përkrahë Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë dhe kanë përkrahur proceset demokratike në Maqedoni dhe si rrjedhojë e kësaj pastaj kanë përkrahë edhe një numër të madh të ligjeve dhe një numër të madh të projekteve qeveritare”, tha Hasan Jashari, analist politik.

Ndërkohë analisti politik Xhelal Neziri thotë se edhe përkundër faktit që kryeminstri Zaev është shprehur i hapur që t’i përfshijë të gjitha partitë shqiptare në qeveri, kjo sipas tij do të dëmtonte opozitarizmin shqiptare sepse do të dëmtonte zërin kritik të shqiptareve në Kuvend.

“Negociatat për zgjerimin e koalicionit janë duke u zhvilluar paralelisht me gati të gjitha partitë politike shqiptare që janë në opozitë. Nësë Lëvizja BESA ëshë e ndarë në dysh atëhërë do të ishtë apsurde dhe jo një sinjal I mirë për votuesit që të dyja të bashkohen në pushtet. E njeta gjë do të ndodhte me Aleancën që në rastëse PDSH bëhët pjesë e qeverisë, e që Aleanca ka dalë nga PDSH, atëhërë që bashkimi të ndodhte në pushtet. Njëra anë është bashkimi I nevojshëm zgjerimi i shumicës parlamentare e cila do të garantonte një stabilitet më të madh të parlamentit, mirëpo nga ana tjetër kemi të bëjmë me një dëm që mund ti shkaktohet politikbërjs në MAqedoni sidomos tek skena politike shqiptare në rast të inkorporimit të gjitha partive shqiptare në pushtet do të ishte një boshllëk I madh nuk do të kishim opozitë”, tha Xhelal Neziri, analist, njofton RTVM.

Riformatimi i qeverisë pritet të ndodhë pas festave të majit. Kryeministri Zaev ditë më pare deklaroi se bisedimet për rekonstruimin e paralajmëruar të ekzekutivit, janë në fund. Madje ai tha se për çdo ndryshim opinioni do të jetë I njoftuar në kohë, dhe sipas tij gjithsesi që për gjithçka në fund sërish vendosin organet partiake.

Kohë më parë edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi pati deklaruar se kryeministrit Zaev i mbetet që të zgjedh midis dy Besave pasiqë nuk do të dëshironte që problemet e brendshme mes dy partive ti bartë edhe në qeveri. Gashi gjithashtu deklaroi se cdo vendim për përfshirje të këtij subjekti në qeveri apo jo, fillimisht do kaloje neper organet partiake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme