Zhegrova mund të largohet nga Juve nëse arrin ndonjë ofertë e kënaqshme

Image ref 155506852. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.
Prishtinë | 28 Pri 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka nisur ta planifikojë “pazarin” e verës dhe një nga prioritetet kryesore është lista e largimeve të mundshme, për ta ristrukturuar skuadrën.

Në këtë kontekst, drejtuesit bardh e zinj po i analizojnë disa lojtarë që mund të largohen në fund të sezonit, për arsye teknike dhe ekonomike.

Në mesin e emrave më të përmendur është ai i Edon Zhegrovës, shkruan mediumi italian “Tuttosport”

Ylli kosovar nuk i ka pasur hapësirat e pritura dhe mund të konsiderohet një largim i mundshëm në rast ofertash të favorshme.

Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet do të donte të qëndrojë në Torino, por duket se trajneri Luciano Spalletti nuk llogarit në të dhe “Bianconeri” mund ta pranojnë një ofertë të kënaqshme eventuale.

Ideja e klubit është e qartë: të ndërtohet një skuadër më e balancuar dhe konkurruese për sezonin e ardhshëm, duke i sakrifikuar disa elementë që nuk kanë arritur ta japin kontributin e pritur.

Afati kalimtar i verës pritet të jetë i ngjeshur për Juventusin, me shumë lëvizje si në hyrje ashtu edhe në dalje. 

Të ngjashme