Real Madrid duhet të paguajë 70 milionë euro për përforcimin e ri. Real Madrid kërkon një përforcim të ri nga Serie A. Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një futbollist të cilin e sheh si blerje të nevojshme për skuadrën nga Santiago Bernabeu. E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për […]
Zidane gjen përforcimin e ri në Real Madrid, çmimi 70 milionë euro

Real Madrid duhet të paguajë 70 milionë euro për përforcimin e ri.
Real Madrid kërkon një përforcim të ri nga Serie A.
Trajneri Zinedine Zidane ka identifikuar një futbollist të cilin e sheh si blerje të nevojshme për skuadrën nga Santiago Bernabeu.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se “Los Blancos” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz, transmeton lajmi.net.
Paraqitjet e mira nga Ruiz për Kombëtaren U-21 të Spanjës në Evropian kanë bërë që Zidane të kërkojë blerjen e tij gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mediat italiane raportojnë se Napoli do të kërkojë 70 milionë euro për shitjen e Ruizit.
















