Zjarr i madh në Strugë, përfshihen nga flaka 33 varka

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh mbrëmë ka shpërthyer në qendër të Strugës, me ç’rast është djegur parkingu i klubi t“Snegar” nga Struga.


Njësitë zjarrëfikëse kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, mirëpo të djegura kanë përfunduar 33 varka me vela, dhe 4 varka me motor si dhe komplet dokumentacioni, 60 vjet i vjetër i klubit.

Alsat-M raporton se gjithashtu është shkaktuar dëm i madh material, mirëpo për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Anëtarët e klubit “Snegar” kanë ngelur të zhgënjyer pas fatkeqësisë së madhe e cila  e kaploi këtë klub.

Të ngjashme