Pesë person kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit që është shkaktuar nga zjarri në një kontejner në afërsi të kampit sirian në Mitrovicë, ish-kampi i KFOR-it francez, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tha se zjarrfikësit tashmë e kanë shuar zjarrin atje.
Jo zyrtarisht, Klan Kosova mëson se personat që kërkuan ndihmë janë asfiksuar nga tymi.