Zjarr në një çerdhe në Fier, evakuohen fëmijët

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Një çerdhe u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Zjarri ra në çerdhen numër 4, në lagjen 15 Tetori të këtij qyteti, e cila ka 33 fëmijë.

Menjëherë stafi i edukatoreve evakuuan fëmijët dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ndërkohë me qëllim shuarjen e flakëve në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

TvKlan raporton se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike. Dyshohet paraprakisht se kjo shkëndijë elektrike mund të ketë ndodhur për shkak të ndezjes së pajisjeve ngrohëse, por edhe nga amortizimi i godinës. Tashmë pritet që policia të verifikojë rrethanat e ngjarjes, pasi solli jo vetëm panik tek e gjithë lagja, por edhe rrezik tek hyrjet e pallateve.

Ngjarja po ashtu shkaktoi mjaft panik tek të vegjlit.

Të ngjashme