Zjarri në anije, konfirmohet vdekja e 25 personave

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 25 trupa janë gjetur në fund të oqeanit pasi një anije u përfshi nga flakët në brigjet e Kalifornisë.

Nëntë njerëz rezultojnë ende të zhdukur ndërsa 5 anëtarë të ekuipazhit të anijes Conception i shpëtuan flakëve.

Zjarri filloi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 145 km në perëndim të Los Angeles.

Anija tani është zhytur plotësisht në oqean ndërsa vazhdon një operacion kërkim-shpëtimi.

Në një konferencë për shtyp, sherifi Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.

Shkaqet e flakëve nuk dihen ende.

Personat që i shpëtuan flakëve raportohet se mund të kenë qenë duke fjetur në kabinën kryesore të varkës dhe jo në pjesën e poshtme.

Ata qëndruan në pjesën e anijes të papërfshirë nga flakët derisa mbërriti një anije tjetër për ti shpëtuar. Një nga të shpëtuarit raportohet se ka lëndime të lehta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme