ZKA: Cilësia e raportimit të performancës komunale nuk është në nivelin e duhur

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka publikuar raportin e auditimit të performancës
“Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e
Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin
2021”.
Subjekt i këtij auditimi kanë qenë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
(MAPL), komuna e Gjakovës, Klinës dhe Vitisë.
“Rezultatet e auditimit tregojnë se pavarësisht progresit dhe masave të ndërmarra nga
komunat për organizimin e brendshëm në deklarimin e performancës komunale,
mekanizmat e kontrollit për sigurimin e cilësisë për të dhënat e raportuara nuk ishin
funksionale, për shkak të mos evidentimit të komunikimit të zyrtarëve përgjegjës, mos
aprovimit të të dhënave nga kryetarët përkatës, si dhe mos shpërndarjes proporcionale
të detyrave në mes zyrtarëve raportues”, thuhet në raport.

Ttuje, në raport thuhet se Procesi i auditimit identifikoi mungesë të komunikimit dhe koordinimit efektiv në meszyrtarëve raportues, koordinatorëve komunalë dhe kryetarëve të komunave, gjë që ka
ndikuar që deklarimi i performancës komunale të mos jetë i bazuar në të dhëna të
kontrolluara dhe të verifikuara.
Po ashtu mungesa e verifikimit fizik në terren nga MAPL-ja gjatë kohës së vlerësimit të
performancës komunale dhe Grantit të Performancës Komunale (GPK) ka bërë që të
Po mos jenë efektivë mekanizmat e vendosur për të siguruar cilësi në raportimin e të
dhënave të performancës komunale.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca, ka rekomanduar marrjen e
masave të menjëhershme për të adresuar çështjet e identifikuara nga procesi i auditimit
në mënyrë që në të ardhmen të sigurohet menaxhim më efikas dhe më transparent i
performancës komunale.

Të ngjashme