Zlatan Ibrahimoviç kthehet në “Old Trafford”

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Është hedhur shorti për fazën tjetër të Europa League.

Tashmë janë mësuar të gjitha çiftet që do të luftojnë për një vend që dërgon në çerekfinale.

E gjithë vëmendja natyrisht në këtë rund do të jetë te Manchester United dhe Milan, që do të përballen mes vete në Old Trafford dhe San Siro.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për Zlatan Ibrahimovicin, që kthehet në Angli pas një sezoni pozitiv.

Ai luajti nga viti 2016 deri në janar të vitit 2018 dhe shënoi 29 gola në 53 paraqitje.

Ibra u largua me shumë trofe nga Old Trafford, gjithsej tre të fituar, përfshirë edhe Europa Leaguen, që po lufton ta fitojë tani me Milanin, por do të jetë e vështirë kundër “Djajve të Kuq”.

Të ngjashme