Zoran Zaev pret në takim deputetët e përjashtuar të VMRO-së

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Grupit të ri të Pavarur Parlamentar në Maqedoni, i formuar nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan për fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese, do të takohen me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Përveç Zaev ata do të takohen edhe me Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov dhe atë të Drejtësisë Renata Deskoska.

Siç shkruan Alsat, këtij takimi do t’i paraprijnë diskutimet për draft-amendamentet e Kushtetutës që Qeveria e Maqedonisë duhet t’i paraqesë në Kuvend.

Flitet se do të diskutohet edhe për Komisionin për pajtim.

Takimi i Zaevit me 8 deputetet e përjashtuar të VMRO-së pritet të filloj në ora 13:30 ndërsa gjatë ditës se nesërme amendamentet duhet te kalojnë ne Qeveri dhe pastaj të propozohen në Kuvend

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme