Zvicër: Serbi rrah pilotin anglez në kafe,arsyeja bombardimet e vitit 1999

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 14:24 | Nga

Rade Stanicic nga Loznica ka rrahur në Cyrih një pilot britanik në kafiteri, sepse ai e ka dëgjuar atë duke folur me krenari se si ai ishte i përfshirë në bombardimin e Serbisë në vitin 1999.

Një mik i Stanicic i kishte thënë Blicit serb se Stanicic u paraburgos për këtë nga autoritetet e policisë zvicerane.

Ai tha se Stanicic u ndie i provokuar nga mburrja që piloti anglez bënte hapur, për pjesëmarrjen e tij në bombardimet e NATO’s në Serbi, gjatë luftës në Kosovë. Piloti ishte dërguar në spital, por jo në një gjendje kritike.

Stanicic ishte pronar i disa klubeve të natës në Zvicër, në të cilat këndojnë shpesh yjet serbe të muzikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme