Ekonomia Online
FUNDIT

Zvicra alarmohet se Zeqiri mund t’i bashkohet Kosovës

Zvicra alarmohet se Zeqiri mund t’i bashkohet Kosovës

Një makineri golash me të dy këmbët nga Zvicra U21 te Kosova A. Kjo është frika që është shfaqur te Zvicra për mundësinë e kalimit të sulmuesit të ri, Andi Zeqiri, te Kosova. Me 16 gola në 21 ndeshje, mediumi zviceran “Blick” e ka cilësuar Zeqirin si shumë të rëndësishëm për ekipin U21 të Zvicrës. […]

Një makineri golash me të dy këmbët nga Zvicra U21 te Kosova A. Kjo është frika që është shfaqur te Zvicra për mundësinë e kalimit të sulmuesit të ri, Andi Zeqiri, te Kosova.

Me 16 gola në 21 ndeshje, mediumi zviceran “Blick” e ka cilësuar Zeqirin si shumë të rëndësishëm për ekipin U21 të Zvicrës.

Në një artikull pas publikimit të fotografisë së Zeqirit në Instagram me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, “Blick” ka vënë në pikëpyetje çështjen se mos 20-vjeçari do të luajë për vendin e prindërve të vet. Nuk dihet nëse kjo llogari në Instagram menaxhohet nga FFK-ja.

Të ngjashme