Zyrtare: Barcelona emëron Sergin trajner të përkohshëm

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

“Sergi Barjuan, menaxher i ri i përkohshëm i FC Barcelona”, thuhet në njoftimin e shkurt të klubit nga Camp Nou.

Të ngjashme