Zyrtare: Messi përfshihet në ekipin e PSG-së për ndeshjen e sontme

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain përballet sonte me Manchester Cityn në “Parc des Princes” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Parisienët janë në kërkim të fitores së parë dhe do të llogarisin në Leo Messin me shokë për ta arritur këtë.

Nga ana tjetër, nënkampioni evropian shkon në Paris për të nxjerrë pikë, në mënyrë që t’i afrohet kualifikimit në fazën tjetër.

PSG veçse e ka publikuar listën e lojtarëve për këtë ndeshje dhe Messi është në të.

Argjentinasi pati një lëndim që bëri që t’i humbte dy ndeshjet e fundit në Ligue 1, por nuk dihet nëse Messi do të startojë nga fillimi.

Të ngjashme