Zyrtare: Pastore nënshkruan me Romën

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 16:46 | Nga

Paris Saint Germain edhe zyrtarisht ka konfirmuar se Javier Pastore ka kaluar te Roma.

Mesfushori argjentinas arriti të hënën mbrëma në kryeqytetin italian, ndërsa sot (e martë) ka përfunduar kalimin te Giallorossët.

‘El Flaco’ besohet se i ka kushtuar Romës rreth 25 milionë euro, ndërsa erdhi pasi Radja Nainggolan.

Kjo nuk është aventura e parë e Pastorës në Serie A, ai në të kaluarën ishte pjesë edhe Palermos.

Nga Rosanero kaloi te Paris Saint Germaini në vitin 2011 ku shënoi 29 gola në 184 ndeshje.

Ai nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe do të bartë fanellën numër 27.

Sot gjatë ditës Roma ka zyrtarizuar edhe Davide Santonin e Nicolo Zaniolon.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme