Zyrtare: Urald King i bashkohet KB Pejës

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

KB Peja ka shtuar në radhët e veta edhe një basketbollist të huaj, i cili pritet të jetë ndihmesë mjaft e madhe për ekipin e drejtuar nga Rami Hadar.

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Express tri ditë më herët, Urald King i është bashkuar klubit pejan edhe zyrtarisht.

Basketbollisti amerikan luan në pozitat 4/5. Ai është i gjatë 198 centimetra.

Pas lëndimit të Lis Shoshit, te Peja u shtuan problemet për lojën nën-kosh, andaj klubi duket se ka reaguar duke transferuar King, i cili vlerësohet si forcë e madhe e shtuar për atë zonë.

Sezoni i kaluar (2022/23) ishte fantastik për 33-vjeçarin, i cili fitoi tripletën me ekipin austriak, Swans Gmunden, duke fituar titullin e kampionit në elitën e basketbollit në Austri, si dhe fituan trofeun e Kupës dhe Superkupës.

King u shpall “MVP” – lojtari më i mirë i sezonit – pasi luajti me mesatare prej 16.9 pikëve për ndeshje, 9.7 kërcimeve dhe 1.8 asistimeve.

Të ngjashme