Zyrtare: Vendoset data e rikthimit të futbollit në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka propozuar që kampionati i futbollit (MFL) të rikthehet në mesin e muajit qershor, transmeton Gazeta Metro.

Ashtu si në vendet tjera europiane, edhe në Maqedoninë e Veriut situata me pandeminë koronavirus po shkon drejt normalizimit.

Pas dy takimeve mes zyrtarëve të FFM’së dhe përfaqësueseve të klubeve nga MFL, sot është mbajtur një takim mes Komisionit të Garave dhe FFM’së.

Nga ky takim është propozuar që kategoria më e lartë e futbollit maqedonas, MFL, të rifillojë mes datave 14 dhe 21 qershor. Vendimi final do merret nga autoritetet e shtetit maqedonas.

Ashtu si në vendet tjera, edhe në Maqedoninë e Veriut ndeshjet pritet të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Të ngjashme