Zyrtare: Ylli përforcohet me amerikanin, Pressley

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Golden Eagle Ylli duket se e kanë marrë seriozisht këtë edicion të garave në basketbollin e Kosovës.

Zyrtarët e klubi suharekas duke parë ecurinë e ekipit, kanë menduar të përforcojnë edhe më tepër skuadrën e tyre.

Verdhezinjtë kanë njoftuar gjatë ditës së sotme se kanë sjell në radhët e veta një basketbollist të huaj, i cili luan në pozitat 4/5.

Është fjala për lojtarin amerikan, 203 centimetra të gjatë Jervon Pressleyn, i cili ka bërë karrierë në Izreal.

Pressley do të jetë amerikani i katërt i ekipit pas Clayton Terrell, Robert Jones e Romelo Banks.

Basketbollisti do të debutoj me klubin suharekas gjatë fundjavës në ndeshjen kundër Lipjanit.

Ndryshe, Ylli renditet në pozitën e katërt në tabelë me shtatë pikë, ku ka bilanc prej dy fitoreve dhe tri humbjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme