Zyrtarët policorë të arrestuar në veri dalin para Gjykatës

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 15:28 | Nga Emine Shehu

19 zyrtarët policorë të arrestuar dje në komunat veriore në aksionin e policisë antikontrabandë, kanë dalë sot para gjykatës, raporton Ekonomia Online.

Komandanti i arrestuar i policisë së Kosovës në Veri, Zvezdan Milojeviq, gjithashtu është sjellë në Gjykatë.

Në bazë të provave, parashihet që Prokuroria të kërkojë një muaj paraburgim.

Operacionit policor i realizuar dje i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme