Zyrtarëve policor iu lejohen pushimet vjetore dhe udhëtimet jashtë vendit

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Që nga muaji mars, kur edhe u paraqitën rastet e para me COVID-19 në vendin tonë, pjesëtarëve të policisë së Kosovës iu është zgjatur orari i punës në 12 orë, dhe iu është ndaluar pushimi vjetor.

Kohëve të fundit, ata kanë shprehur pakënaqësi në lidhje më këtë çështje, duke paralajmëruar protesta.

Por të premten, atyre u është lejuar shfrytëzimi i pushimet vjetore.

Gazeta Objektiv ka siguruar një vendim të menaxhmentit të Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur lejimi i pushimeve për policët, por me kushte të kufizuara.

Vendimin e ka konfirmuar për gazetën Objektiv edhe Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti.

“Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka vendosurqë që deri në 10 përqind e personelit policor mund të shfrytëzojnë pushimin vjetor. Në raste normale kemi deri në 25 përqind që mundemi me i liru, por prapë kemi bërë një modifikim për shkak të angazhimeve që i kemi”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit zyrtarët policor do të shkojnë në pushime me grupe dhe do të kenë të drejtë të pushojnë vetëm pesë ditë.

“Policët tanë punojnë pjesa dërmuese në orar 12 orësh dhe kemi menduar që në këtë fund të sezonit kush ka mundësi ta shfrytëzojë sadopak pushimin vjetor, por vetëm pesë ditë pune jo më gjatë,në mënyrë që sa ma shumë grupe me rotacion të shkojnë në pushim vjetor”, shtoi Ahemti.

Poashtu, me këtë vendim zyrtarëve policor iu është lejuar edhe të udhëtojnë jashtë vendit.

“Deri sot e kemi pas të kufizuar daljen jashtë vendit edhe këtë masë e kemi hekë, duke filluar prej sodit policët tanë munden me lëvizë edhe jashtë, por me masa të shtuara të kujdesit pasi pushimit një numër i tyre kanë rezultat të infektuar”, ka përfunduar Ahemti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme