​Hoti-Muratit: Kur flisni me mua bëhuni serioz, mos qeshni

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 11:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar Marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se kjo marrëveshje parasheh një reformë të skemave sociale dhe pensionale. Sipas tij, kjo kredi rregullon këtë fushë.

“Nuk po marrim kredi për skema sociale, por për reformë në këtë sektor”, tha ai.

Ndërsa, deputeti nga LDK-ja Avdullah Hoti ka thënë se nga kjo marrëveshje, 15 milion euro janë për mbështetje direkte buxhetore, që sipas tij janë të panevojshme.

“Në histori nuk ka ndodhur me marrë kredi për skema sociale. Është e pakuptimtë me thënë po marrim kredi e borxhi s’po rritet”, tha ai.

Ministri Murati qeshi me komentet e ish-kryeministrit Hoti, por ky i fundit kërkoi nga ai të jetë më serioz.

“Kërkoj të jeni serioz kur flisni me mua”, i tha Hoti ministrit Muratit.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme