​Kërcënim me armë në Fushë Kosovë, dy të arrestuar

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovës, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një dëmtimi të veturës, njëri prej tyre ka kanos me armë të dyshuarin tjetër.

Arma pistolete me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i policisë:

Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një dëmtimi të veturës, njeri prej tyre ka kanos me arme te dyshuarin tjetër. Arma pistolete me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim te prokurorit pas intervistimit njeri i dyshuar dërgohet ne mbajtje ndërsa tjetri lirohet në procedure te rregullt.

Të ngjashme