​Lajçak dhe Reeker flasin për bashkëpunimin në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

I emëruari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak, ka thënë se ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin e tyre në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Në fund të kësaj jave u takova me ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit të shtetit Phil Reeker. Ne diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter

Të ngjashme