​Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë e Prishtinës

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Këshilli grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njofton se pas takimeve të mbajtura me Këshillin Prokurorial i Kosovës (KPK), janë dakorduar që të pezullohet greva një mujore dhe t’i jepet hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave legjitime të punonjësve të administratës në një afat të arsyeshëm kohor.

Sipas njoftimit, këshilli grevist i kësaj Prokurorie shpreh vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre, njëherit shprehin konsideratë për gatishmërinë e përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevës.

Të ngjashme