​Szijarto: Hungaria mbështet KFOR-in për ambient të sigurt në Kosovë

Prishtinë | 28 Shk 2022 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijarto në kuadër të vizitës në Kosovë, ka vizituar shtabin e KFOR-it, ku është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, gjatë bisedimeve të tyre, komandanti i KFOR-it bëri një informim për aktivitetin e KFOR-it dhe diskutoi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ministri Szijarto shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për KFOR-in në përmbushjen e misionit të tij për të ofruar mjedis të qetë dhe të sigurt siç është mandatuar nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme