​Vidhen stoli ari në një shtëpi në Vrellë të Lipjanit

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Stoli ari janë vjedhur në një shtëpi në Vrellë të Lipjanit.

Vjedhja raportohet të ketë ndodhur të shtunën.

Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë hyr me forcë në shtëpi ku edhe kanë kryer vjedhjen.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se person-a të panjohur e forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme