“100 milionë janë pak për Griezman”

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 17:05 | Nga

Ylli i Atletico Madrid është ndërlidhur me një lëvizje në Camp Nou gjatë verës por shuma e transferit po i duket e lirë ish lojtarit të Francës Christophe Dugarry.

Të nënshkruash me Antoine Griezman për një klauzolë lirimi 100 milionë euro “është si një dhuratë”, ka thënë ish lojtari i Kombëtares se Francës Christophe Dugarry.

“Griezman ka oferta në tavolinë”, tha Dugarry për RMC.

“Klauzola e tij e lirimit është 100 milionë euro dhe ai duhet të vendos. Ai duhet ta bëj këtë para Botërorit, sepse kjo do të ishte një situatë ideal për të. Janë shumë para, por për Griezmanin ta marrësh në këtë çmm është si dhuratë. Krejt klubet e botës e duan atë kështu që ai duhet të vendos në fund”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme