11 këshilltarë komunalë me kontrata mbi vepër

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Graçanicës gjatë vitit 2018 kishte angazhuar 11 punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta në cilësinë e këshilltarëve komunalë, ku kontrata u vazhdohet çdo gjashtë muaj.

Këta këshilltarë janë caktuar për të dhënë këshilla në fushën e financave, të administratës dhe të rinisë e të sporteve, për të bashkëpunuar me komunitetet joshumicë etj. Përveç kësaj, njëri prej tyre është në detyrë të këshilltarit të kryetarit që nga viti 2015. Komuna për këto shërbime gjatë vitit 2018 ka paguar 41.146 euro.

Shkelje të shuma ka identifikuar Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2018 për Komunën e Graçanicës. Sipas ZKA-së,

sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2018 për përcaktimin e stafit ndihmës për komuna, Neni 4, thuhet: “Për të siguruar asistencë teknike kryetari i Komunës mund të caktojë katër (4) zyrtarë mbështetës në zyrën e tij – shefin e kabinetit, zyrtarin për marrëdhënie me publikun, zyrtarin administrativ dhe zyrtarin e logjistikës (vozitës)”.

Por sipas auditorit Komuna kishte angazhuar 11 (njëmbëdhjetë) punëtorë me marrëveshje për shërbime të veçanta në cilësinë e këshilltarëve komunalë, ku kontrata u vazhdohet çdo gjashtë muaj. Këta këshilltarë janë caktuar për të dhënë këshilla në fushën e financave, të administratës, të rinisë e të sporteve, për të bashkëpunuar me komunitetet joshumicë etj. Përveç kësaj, njëri prej tyre është në detyrë të këshilltarit të kryetarit që nga viti 2015. Komuna për këto shërbime gjatë vitit 2018 ka paguar 41.146 euro. Sipas auditorit, Komuna për këta të punësuar nuk kishte aplikuar procedurë të thjeshtësuar të rekrutimit ashtu siç parashihet me aktet e përcaktuara ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme