11 të vdekur e 720 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur të mërkurën, se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që raste të reja pozitive janë raportuar 720.

Numri i rasteve pozitive ka dal nga kryerja e 1599 mostrave.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është rritur në 31.215, kurse i të vdekurve në 860.

Gjatë 24-orëshit të fundit është raportuar për 469 të shëruar, me çka ka çuar në 18.347 numrin e përgjithshëm.

Raste aktive janë 12.008.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme