11-vjeçari i rrëmbyer paraqitet në polici

Shtime/Ferizaj | 09 Pri 2018 | 01:15 | Nga

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka njoftuar se E. Tafa, i moshës 11-vjeçare, i cili dyshohej se është kidnapuar në një rrugë në Shtime, sonte rreth orës 00:15 minuta, është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj.

“Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policorë janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Policia jep detaje rreth kidnapimit të 11-vjeçarit në Shtime

Policia e Kosovës në Shtime, sot rreth orës 19:45, minuta ka pranuar një informatë se një fëmijë i moshës 11-vjeçare dyshohet se është kidnapuar, në një rrugë në Shtime.

Të dyshuarit kanë qenë me një automjet xhip ngjyrë e mbyllët, tabelat nuk dihen për momentin, bën të të ditur Agim Gashi, nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale në Ferizaj.

Policia e Kosovës thotë se menjëherë ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore, të cilat janë në fazën e verifikimit dhe hetimit të rastit në tërësi.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale policore, duke përfshirë edhe policinë kufitare për të ndërmarrë veprimet policore që janë nën kompetencën e tyre.

Policia e Kosovës fton qytetarët të cilët posedojnë ndonjë informacion rreth këtij rasti të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192, apo stacionin më të afërt policor. “Të gjitha informacionet dhe kontaktet do të trajtohen në mënyrë konfidente”.

Policia e Kosovës thekson se po angazhohet maksimalisht në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/kidnapohet-nje-femije-ne-shtime-familjes-kerkojne-50-mije-euro/

Të ngjashme