1200 pako ushqimore shpërndahen për nevojtarë, në Ferizaj që nga fillimi i pamdemisë

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt ka shpërndarë 1200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë që nga fillimi i pandemisë, nga ana e vet komunës si dhe bizneseve dhe qytetarëve solidarë.

Postimi i plotë:

“1200 pako ushqimore e higjienike ndamë për më nevojtarët vetëm gjatë kësaj jave.

🔹4000+ pako ushqimore e higjienike ndamë për më nevojtarët që nga fillimi i pandemisë së virusit COVID-19 deri më tani.

♦️Mbi 20% e popullatës së Ferizajt, familjeve të përballur me vështirësi ekonomike iu gjendëm pranë.

📌Kjo është dora e kujdesit nga Komuna e Ferizajt për më nevojtarët. Ky është solidariteti i pashoq i bizneseve lokale e donatorëve që na bën të kapërcejmë më lehtë këtë pandemi, ky është Ferizaj solidar e unik.

Faleminderit ekipeve tona vullnetare, kryetarëve të fshatrave e zonave urbane, që pandalshëm shpërndanë mijëra pako në adresat e më nevojtarëve”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme