“15 persona në pranga brenda 24 orëve”, Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje, dhe krimeve seksuale

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë arrestuar 15 persona, lidhur me rastet e dhunës në familje, krimeve seksuale, përndjekjeve, dhe shantazheve në rrjetet sociale.

Ai me këtë rast ka përgëzuar policinë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e këtyre rasteve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, shtoi Balla në Facebook.

Të ngjashme