Ekonomia Online
FUNDIT

19 vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali

19 vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një […]

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda.

Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit.

Të ngjashme