24 të vdekur pas një aksidenti me tren në Turqi

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 09:19 | Nga

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur në një aksident treni në Turqi më 8 korrik, kanë njoftuar zyrtarët.

Autoritetet turke kanë thënë se treni ka qenë duke bartur rreth 360 pasagjerë kur ka humbur drejtimin në provincën veriperëndimore, Tekirdag, transmeton rel.

“Ka një numër të madh të të plagosurve dhe kemi të vdekur”, ka thënë guvernatori i provincës, Tekirdag, Mehmet Ceylan.

Ministria e Transportit ka thënë se incidenti ka ndodhur si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm andaj disa vagonë të trenit janë larguar nga shinat.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu ka thënë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është informuar për incidentin dhe se ai ka shprehur ngushëllimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme