259 fëmijë, gra e burra afganë arrijnë në Shqipëri

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në Shqipëri kanë arritur edhe 259 afganë të zhvendosur nga Afganistani.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur lajmin duke konfirmuar se ky kontingjent i këtyre qytetarëve ka mbërritur nga veriu i Afganistanit dhe konkretisht nga qyteti Mazari Al Sharif.

Mes qytetarëve afganë ka fëmijë dhe gra ndërsa sipas ministres Xhaçka ky operacion u mundësua falë koordinimit me partnerët, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë.

Shqipëria është kthyer ne një strehe të sigurt për rreth 1 mijë afganë të cilët u zhvendosen pas marrjes se pushtetit nga talebanët në Afganistan./TVKLAN

Të ngjashme